Nimic: Pres përmbylljen e procesit ashtu siç edhe është paraparë në Marrëveshje

12:36 | 12 Janar 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Metju Nimic, përmes një komunikate ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, përcjell gazeta greke “Katimerini”

“I përshëndes hapat përfundimtar të Kuvendin të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Dua të përgëzoj Kuvendin dhe qytetarët për këtë arritje dhe për mënyrën demokratike të kryerjes së këtij procesi të rëndësishëm. Kjo marrëveshje historike midis dy fqinjëve hap derën për marrëdhënie të reja mes tyre dhe për një themel më të fortë për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Pres përmbylljen e procesit ashtu siç edhe është paraparë në Marrëveshje. Sikur se në të kaluarën, Kombet e Bashkuara mbetet të përkushtuar për të punuar me të dyja palët që më në fund të zgjidhen dallimet mes tyre “, thuhet në mesazhin e Metju Nimicit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme