Hyn në histori mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

12:48 | 12 Janar 2019
Arbresh.info

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane është bërë më e gjata në histori të vendit, e fundi ende nuk po shihet për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Sot shënohet dita e 22-të, duke e kaluar rekordin e mëparshëm, 21 ditë më 1995-96 gjatë presidencës së Bill Clintonit, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Donald Trump po refuzon të miratojë një buxhet nëse nuk përfshin fonde për një mur në kufirin meksikan.

Demokratët e kanë refuzuar kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende jashtë funksionit derisa të arrihet një plan shpenzimi, duke lënë 800,000 punonjës të papaguar.

Të premten, këta punëtorë – duke përfshirë rojet e burgut, stafin e aeroportit dhe agjentët e FBI-së – humbën pagat e tyre të para të vitit.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka qetësuar spekulimet se ai është gati të deklarojë një emergjencë kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i tij i propozuar kufitar ishte premtimi kryesor gjatë fushatës parazgjedhore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme