Protesta e studentëve është përshkallëzuar prej ditësh me bojkotim mësimi, apo edhe mbyllje të auditoreve e pengim të funksionimit normal të një universiteti.
Por, nisur nga protesta e së premtes, që u shoqërua me ndërhyrjen e sigurisë private dhe policisë, e ku me raste u ushtrua edhe dhunë ndaj studentëve, këtë të shtunë Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka mbyllur dyert.
Raportohet se një pjesë e studentëve e kanë kaluar natën brenda fakultetit dhe, mëngjesin e kësaj të shtune nuk kanë lejuar as studentë të tjerë që kanë dashur t’iu bashkohen.
Me kalimin e orëve, studentët kanë nisur të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre edhe përmes polifonive. Ata zotohen se do të luftojnë për 8 kërkesat dhe se universiteti është i tyri, ndërkohë që nuk do të pranojnë asnjë parti t’iu bashkohet./tch
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?