Real Madridi ka bërë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me talentin e ri të AS Romas, Nicola Zaniola.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ thotë se performancat e tij së fundmi kanë alarmuar një numër të madh klubesh evropiane, përfshirë edhe ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës është i interesuar për të siguruar shërbimet e Zaniolos, por drejtori i AS Romas – Monchi tashmë ka reaguar me shpejtësi duke e blinduar në skuadër yllin e tij të ri.
Sa i përket anës së Real Madridit, Zaniolo është një tjetër shembull i përpjekjeve të tyre për të sjellë brenda në skuadër lojtarët më të talentuar në mbarë botën.
I fundit ishte Brahim Diazi, ndonëse ata së fundmi kanë nënshkruar edhe me Vinicius Jr dhe Rodrygon./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...