Agjenti i Elseid Hysajt ka thënë se Napoli dëshiron që ta mbajë lojtarin shkodran, por se ka fjalë për Chelsean dhe mund të vlerësohen situatat me avantazh të përbashkët.
Reprezentuesi shqiptar ka rënë nga preferencat e Caro Ancelottit dhe do të kënaqej që të ribashkohej me Maurizio Sarrin te Chelsea.
Agjenti është takuar me Napolin për katër orë, e ku prezent ishte edhe vet trajneri Carlo Ancelotti.
“Kam pasur një takim për katër orë me Ancelottin dhe drejtorin e Napolit, Giuntolin”.
“Ne e kemi sqaruar situatën sa i përket lojtarit që ka minutazh të vogël. Ancelotti më ka thënë arsyet e tij, të cilat i pranoj plotësisht sepse ai punon me secilin lojtar nga afër në baza ditore dhe e di gjendjen e tyre”.
“Gjëja e rëndësishme për mua ishte se Ancelotti respekton Hysajn. Ai ma konfirmoi besimin në të. Natyrisht, në janar gjithçka mund të vlerësohet dhe ka pasur për shembull fjalë për Chelsean”.
“Nëse ka situata që ofrojnë përparësi të dyanshme, atëherë ne do të vlerësojmë ato. Nëse asgjë nuk ndodh në janar, atëherë do të flasim për rinovim”, u shpreh agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, për Rai Sport
Aktualisht Napoli ka në tavolinë një ofertë prej 2.5 milionë eurosh në vit për Hysajn plus bonuset në rast të sukseseve.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...