Greva e minatorëve të “Trepçës”, e nisur më 3 janar 2019, ka vazhduar edhe më tej, ndërkohë dy kërkesat e minatorëve grevistë mbesin kryesore për t’u plotësuar, në mënyrë që greva të ndërpritet.
Minatorët edhe më tutje kërkojnë që t’u rritet paga për 20 për qind, si dhe të shkarkohet Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga Ardian Syla
Ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme të dalë para grevistëve dhe të tregojë për situatën, por këtë e ka bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri. Ai nuk e ka përkrahur grevën e minatorëve të “Trepçës” dhe ka kërkuar nga ata që ta ndërpresin, duke ua bërë të qartë atyre se pagat nuk mund të rriten për shkak të gjendjes së rëndë financiare në “Trepçë”. Tahiri ka thënë gjithashtu se në “Trepçë” ka hyrë politika, e cila ka penguar përpjekjet për rimëkëmbjen e saj.
Se në “Trepçë” ka hyrë politika dhe e ka rrënuar atë, ka thënë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala. Edhe Tahiri e edhe Berisha-Shala vlerësojnë se minatorët janë të manipuluar nga politika e nga opozita dhe në këtë mënyrë janë krijuar probleme të funksionimit të ndërmarrjes./zeri
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen