Google ADS

SHBA nis tërheqjen e trupave nga Siria

00:48 | 12 Janar 2019
Trina Galanxhi

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri ka filluar të largojë trupat nga vendi. “Kemi nisur procesin e tërheqjes së planifikuar nga Siria”, tha koloneli Sean Ryan, një zëdhënës i koalicionit amerikan i angazhuar në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë afate specifike, vendndodhje apo rreth lëvizjes së trupave.”- tha ai. Më parë këtë javë, këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton bëri thirrje për mbrojtjen e milicisë së kurdëve të Sirisë, YPG-në si parakusht për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Deklarata shkaktoi zemërimin e Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe si pasojë ai refuzoi të takohej me zyrtarin amerikan.

YPG-ja është një aleat i rëndësishëm në luftën e Uashingtonit kundër Shtetit Islamik, por Ankaraja e konsideron atë si një grup terrorist, i lidhur me një përpjekjet për rebelim brenda Turqisë. Trupat amerikane u përfshinë në luftën e Sirisë në vitin 2014, kohë kur në këtë vend mbërriti divizioni i parë eltitë me detyrën për të këshilluar luftëtarët e udhëhequr nga kurdët, të përfshirë në përpjekjet kundër grupit të Shtetit Islamik./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme