Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth taksës 100 për qind që Kosova ia ka vendosur muaj më parë Serbisë. Ai ka thënë se me këtë taksë është duke u bërë kontrabandë.
Deputeti i Nismës ka thënë se me taksen po bëjnë pazare ministrat dhe njerëzit e politikës.
“Taksën 100 qind e kanë shfrytëzuar për biznes. Biznes janë dukë bërë edhe disa ministra e drejtues të shëtiti. Kamionët nga Serbia po hynë nëpër Malin e Zi. Aty po u ndërrohen tabelat, dhe malli nga Serbia po hynë në Kosovë”, ka thanë Zeka.
Zeka ka thënë se Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari janë të informuar për kontrabandën.
“Të gjithë krerët e shteti janë në dijeni për këtë punë që po behët më taksen”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se edhe ministri i Drejtësisë e din se kush është duke bërë biznes me taksën.
“Ministri Abelard Tahiri i din të gjithë këto gjera”.
Ai ka thënë se meritat për vendosjen e takës ndaj Serbisë i ka ish-ministri i MTI’së, Bajram Hasani.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...