Google ADS

Nëna dhe motra i heqin energjinë që të ndahet nga gruaja

23:40 | 11 Janar 2019
Trina Galanxhi

Adem Gremi rrëfeu në emisionin investigativ “Stop” se ka 11 muaj pa energji elektrike, për shkak të nënës dhe motrës së tij.

“Kam 11 muaj pa drita, sepse kemi probleme të brendshme me nënën dhe motrën, që kanë ndërhyrë shumë në këtë shtëpi. Motra ime e vogël ka konflikte femërore me nusen time, sepse unë jam martuar për herë të dytë dhe këto nuk kanë dashur që unë të martohem, për shkak të çështjes së pronësisë. Ky është gjithë qëllimi, që unë të ndahem nga gruaja. Prandaj është bërë gjithë kjo ditë e zezë për mua, që gruaja të mërzitet dhe të largohet nga kjo shtëpi!”, shpjegoi i shqetësuar denoncuesi.

Ademi, e ëma dhe motra invalide jetojnë në banesën e trashëguar nga i ati i tij, Ismail Gremi. Kjo shtëpi ka vetëm një matës, i cili furnizon tre dhoma me energji elektrike. Por nëna Zoje pas debateve me të birin vendosi që ta ndërpresë energjinë në dhomën ku banon ai.

Sipas Ademit, ata nuk e kanë paguar energjinë elektrike për 2-3 vjet, duke pritur amnistinë. Por pasi iu prenë dritat, bënë një akt-marrëveshje për të paguar 25% të vlerës. Ai tha se prej muajit Dhjetor të vitit 2017 janë kryer pagesat rregullisht.

Sipas Ademit, ata nuk e kanë paguar energjinë elektrike për 2-3 vjet, duke pritur amnistinë. Por pasi iu prenë dritat, bënë një akt-marrëveshje për të paguar 25% të vlerës. Ai tha se prej muajit Dhjetor të vitit 2017 janë kryer pagesat rregullisht.

“Unë s’kam paguar Janarin dhe Shkurtin. I tha nusja kur të marr rrogën t’i paguajmë të tre muajt, se ishin 180 mijë lekë (të vjetra). Ne ua dhamë lekët atyre dhe pas një jave më ofenduan nusen. Më hoqën bolierin e dushit dhe lavatriçen. Unë kam dashur të bëj një denoncim për motrën, por nuk e kam bërë”, shtoi Ademi, i cili fajësoi motrën për ndërprerjen e energjisë.

I gjendur në këto kushte, ai u detyrua t’i drejtohet OSHEE-së për të kërkuar një matës të ndarë, por rezultoi se banesa nuk kishte tapi.

Ndërsa konfliktet mes motrës, nënës dhe djalit vijojnë, vajza e vogël qan, duke kërkuar energji elektrike për të bërë detyrat. Ajo u shpreh e përlotur: “Dua të rri dhe unë si fëmijët e tjerë. E kalova Vitin e Ri me qiri dhe nuk ia kalova dhe aq mirë”.

Nga ana tjetër e ëma e tij, Zoje Gremi dha një version tjetër të historisë, ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” i ballafaqoi me njëri-tjetrin.

Nëna-Nuk më përgjigjet! Më përgjigjet 2 herë, 3 herë, op i lë.

Gazetarja-Juve ishit dy familje me një sahat. Sa faturoheshit?

Nëna-40, 60…

Gazetarja-I ndanit? Domethënë 30 ti, 30 këto… çuni.

Nëna-Po s’ti jepnin, nuk t’i jepnin.

Gazetarja-As gjysmat?

Nëna-Nuk t’i jepnin, 20 të japin dhe hajt të vijë sa të dojë. Ashtu i ndodhi një gjë çunit, s’kishin këto 100 mijë lekë dhe i pagova unë dritat.

Djali-Unë kam qenë i sinqertë edhe i pastër, që kam paguar 4 vjet akt-marrëveshjen.

Gazetarja-Sa ka ardhur fatura e dritave?

Djali-80, 90, 100, 60, 70, 50 e ca…

Gazetarja-Sa kontribuoje ti tek ky 80 mijë lekëshi?

Djali-40 kjo, 40 unë!

Gazetarja-Gjysmë për gjysmë?

Djali-Po, gjysmë për gjysmë, ore.

Gazetarja-Gjithmonë?

Djali-Gjithmonë, ore!

Nëna-Po jo, ore jo!

Djali-Si jo? S’e pranon ti këtë? Ka Zot nënë! Ka Zot lart! Goca jote, ndaje gruan tha, ik me qira tha, se të çoj unë në Gjermani tha.

Nëna-Hajde…!

Djali-Ëëë… turp të ketë!

Ardian Kola, drejtori për median pranë OSHEE-së, shpjegoi se zgjidhja e vetme është që të gjithë trashëgimtarët e banesës të miratojnë vendosjen e matësit të ri për Ademin nëpërmjet një akti noterial. Gazetarja e emisionit “Stop” përballi sërish djalin me nënën, në mënyrë që të binin në konsensus dhe konflikti i tyre të zgjidhej.

Gazetarja-Juve jeni 7 pjesëtarë.

Nëna-Po, e di!

Gazetarja-Secili ka pjesën e vet, në qoftë se përpjestohet (pasuria).

Nëna-Po me, po! Ajo është afër mendjes.

Gazetarja-Shumë bukur! Pse nuk paraqiteni të 7 pjesëtarët tek noteri, me aktin e trashëgimisë dhe e mbyllim historinë?

Nëna-Po mirë, me mirë, ku di unë?!

Gazetarja-Dhe ky pastaj me atë aktin e trashëgimisë, ta marrë te dora, të shkojë te OSHEE-ja dhe të marrë një matës të ri. S’ka përplasje as me nënën, as me Bujarin (vëllai), as me Brunën (motra), as me njeri. I pagoi dritat, do ketë (energji). S’i pagoi, ia pret OSHEE-ja. Jeni dakord, nëna?

NënaPo me, po!

Gazetarja-Dakord! Adem,dakord?

Djali-Dakord, o vëlla, jam!

Gazetarja-U mbyll?

Nëna, Djali-Po!

Emisioni investigativ “Stop” mundësoi ballafaqimin e djalit me nënën, si dhe gjetjen e zgjidhjes, por tanimë gjithçka ka ngelur në dorën e familjes Gremi./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme