Veterani japonez, Kazuyoshi Miura do të vazhdojë të luajë futboll profesionist edhe në moshën 52-vjeçare.
Japonezi ka zgjatur kontratën me klubin që bën pjesë në ligën e dytë të Japonisë, Yokohama.
Miura është futbollisti më i vjetër që ka luajtur si profesionist dhe do të luajë për Yokohaman deri në fund të vitit.
“Unë do të luajë deri në fund të vitit 2019. Faleminderit të gjithëve për mbështetje. Nuk do të humb asnjë minutë apo sekondë. Do të stërvitem çdo ditë sa më mirë që të mundem”, tha ai.
Miura ndaloi së luajturi për kombëtaren e Japonisë 18 vjet më parë, ku ka shënuar 55 golave në 89 ndeshje.
Ish-lojtari më i mirë aziatik (1993) ka luajtur gjatë karrierës me klubin brazilian e Santosit, Palmeirasit, Coritiba dhe më pas luajti në Kawasaki, Genoa, Dinamo Zagreb, Kiotos, Kobe, Sydney dhe tani në Yokohama që nga viti 2005.
Ndryshe, japonezi më 26 shkurt do të mbushë 52 vjet dhe nuk dihet nëse do të pensionohet në fund të këtij viti kalendarik. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...