Është padyshim normale që të keni ndryshime të ngjyrës dhe dendësisë së periodave gjatë ciklit menstrual, megjithatë, ka disa shenja që ndonjëherë paralajmërojnë për një problem të fshehtë. Ja si mund të duken periodat dhe çfarë tregojnë ato për ciklin menstrual dhe shëndetin.
Gjak në ngjyrë të kuqe të çelët. Një ngjyrë e tillë e gjakut është e zakonshme për fillimin e ciklit, ku edhe gjakderdhja është e shumtë. Nëse shfaqet në periudha të tjera të ciklit ose shoqërohet me dhembje jonormale, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
Gjak në ngjyrë të kuqe të errët. Kur gjaku qëndron në mitër për një kohë të gjatë, merr një ngjyrë të kuqe të errët, prandaj kjo ngjyrë është e zakonshme drejt fundit të ciklit mujor menstrual, ku gjakderdhja është edhe më e ulët, nivelet e estrogjenit janë më të larta dhe shtresa e brendshme e mitrës është më e hollë, të gjitha këto janë krejtësisht normale. Kjo është një pjesë normale e ciklit të një gruaje, sidomos kur zgjohesh në mëngjes.
Gjak në ngjyrë kafe ose të errët. Kjo ngjyrë gjithashtu është e zakonshme nga fundi i ciklit menstrual, ku edhe gjakderdhja është e ulët dhe shfaqen në formë njollash.
Njolla gjaku në ngjyrë të çelët. Nëse vëreni njolla gjaku në ngjyrë të çelët ose si rozë para ciklit menstrual, mund të paralajmërojë për nivele të ulëta të estrogjenit. Duke qenë se çrregullimi menstrual mund të çojë në shfaqjen e problemeve të tilla si çrregullime të ciklit, thatësi vaginale dhe lodhje, është mirë të konsultoheni me një gjinekolog nëse këto simptoma janë të vazhdueshme.
Gjak në ngjyrë portokalli. Nëse vëreni si një nuancë portokalli të gjakut, era dhe dendësia mund t’ju japin një shenjë nëse ka ndonjë problem. Një nuancë e lehtë në ngjyrë kuqe-portokall është përgjithësisht normale, por nëse ka edhe erë të rëndë, atëherë mund të jetë shenjë që gjaku është miksuar me lëngjet cervikale si pasojë e një infeksioni ose IST-je. Duhet të bëni menjëherë një kontroll te mjeku.
Mpiksje të gjakut. Është normale që të vëreni mpiksje të gjakut gjatë ciklit menstrual, pasi proteina firbrin aktivizon trombocitet për të mpiksur gjakun. Mund të vëreni edhe fije të bardha në gjakun e mpiksur, gjë që nuk është asgjë për t’u shqetësuar. I vetmi rast kur duhet të shqetësoheni është nëse vini re një dendësi të madhe të mpiksjes së gjakut. Kjo mund të tregojë për fibroide, masa beninje të formuara në muret e mitrës.
Probleme të zakonshme shëndetësore, si ato me dietën ose nivelet e stresit, ndikojnë më së shumti në kohën kur vjen cikli ose sa zgjat.
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së