Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se rezistimi për dekretimin e Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, ka lidhje me një antikosovarizem që ekziston në Shqipëri.
Deda, në RTV Dukagjini ka thënë se e ka përjetuar një frymë antikosovare gjatë viteve ’90, në kohën kur ishte në studime në Shqipëri.
“Në Shqipëri ka një antikosovarizëm të theksuar, të cilin shumë prej nesh e kemi përjetuar gjatë viteve të 90-ta. Kam jetuar në Tiranë, dhe e kam përjetuar këtë gjë, por kam menduar se tashmë është larguar nga diskutimi publik. Ne jemi një popull, por ky diskurs është vërejtur në Shqipëri”.
Ai ka thënë më tej se në Kosovë nuk ka diskutime publike degraduese ndaj shqiptarëve të Shqipërisë.
Deputeti i Alternativës ka thënë se rezistenca ndaj Gent Cakajt nuk ka qenë realisht për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por sipas tij për shkak se ai ishte shqiptar nga Kosova.
“U refuzua pse ishte shqiptar i Kosovës dhe ishte i arsimuar në arsim superior”, deklaroi më tej ai.
Deda ka thënë se Shqipëria nuk e ka problem faljen e territoreve, pasi sipas tij, një gjë e tillë është dëshmuar kur i ka dhënë Shën Naumin Jugosllavisë për një maje koti si Vermoshi.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...