Qeveria greke ka shprehur urime për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Në një postim të qeverisë greke në Twitter thuhet se kryeministri Alexis Tsipras ka kontaktuar me Zoran Zaevin dhe e ke uruar për procesin e suksesshëm të ndryshimit të Kushtetutës mbi bazë të Marrëveshjes së Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Urime ka shprehur edhe kancelari austriak Sebastian Kurz. Ai ka thënë se ky është hap i rëndësishëm drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe shpreson për klimë pozitive në rajon.
Ndërsa për ngjarjet e fundit në Kuvend, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Ai thotë se është shkruar histori dhe se është krenar që është pjesë e historisë së vërtetë.
“Kemi shkruar histori me hapjen e të ardhmes sonë. Treguam se mrekullitë janë të mundshme. Treguam se jemi evropianë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe sipas vlerave evropiane. Jam krenar që jam pjesë e historisë së vërtetë”, ka shkruar Dimitrov.
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...