Bersant Celina: Mezi po e pres ndeshjen e nesërme

21:55 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Ylli i Kosovës, Bersant Celina vazhdon të luajë në nivelin e dytë të Anglisë.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës është pjesë e Swanseas në Championship, derisa ka qenë figura kryesore e skuadrës në disa ndeshje vendimtare, shkruan gazetablic.

Të shtunën ndërkaq, ekipi i tij do të jetë mysafir i Prestonit, në një ndeshje mesatare të divisionit të dytë në ishull.

Ai ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Instagram’ për të treguar se është i përkushtuar për këtë duel dhe se po e pret me padurim atë.

Kujtojmë se vitin e kaluar ai kaloi nga Manchester city te Swansea për afro 3 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme