Cleonice Bento, e cila mbijetonte duke mbledhur gjëra të riciklueshme në deponinë e plehrave në Brazil, i ka buzëqeshur fati.
Një ditë, duke gërmuar mes mbetjeve urbane, ajo gjeti një gjerdan të artë. Bëhej fjalë për një bizhuteri të vjetër dhe shumë të kushtueshme.
Ajo ishte dita më me fat e jetës së Cleonice Bento. Gruaja e tregoi historinë për BBC-në, duke thënë se me shitjen e gjerdanit, arriti që të blinte një shtëpi dy-katëshe dhe i lejoi vetes që të bënte disa pushime të gjata.
Sapo kthehet në ‘punë’, fati i buzëqesh sërish. Brenda një tubi ajo gjeti disa kartëmonedha. I numëroi dhe në total ishin 21 mijë dollarë.
“Mora një kartëmonedhë prej 100 dollarësh e ia dërgova bankës, për të verifikuar nëse bëhej fjalë për para të vërteta. Ata më thanë që nuk ishin të falsifikuara”,ka treguar Bento për BBC-në.
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...
Geci: Komunikata 59 është shkruar nga Thaçi