Google ADS

Bushati: Kontributi i partive shqiptare edhe një herë u tregua faktor vendimtar

21:18 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Tirana zyrtare ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me të cilat është zyrtarizuar emri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushat, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me votimin final në Kuvend, Maqedonisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bushati thotë se kontributi i partive shqiptare në Maqedoni edhe një herë është treguar si faktor vendimtar.

“Votimi përfundimtar për Marrëveshjen e Prespës në Kuvendin e Maqedonisë është tregues i qartë i lidershipit shtetëror për zhbllokimin e rrugës së NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive shqiptare edhe njëherë u tregua faktor vendimtar. Urime”, ka shkruar Bushati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme