Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me negociatat dhe votimin për ndryshimet kushtetuese.
Ai thotë se ka qenë proces i vështirë dhe se për herë të parë një parti opozitare shqiptare arrin marrëveshje dinjitoze me qeverinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, sot përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për herë të parë një parti opozitare shqiptare arrin një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta përcillni deri tek çdo anëtarë i Lëvizjes BESA”.
“Përgëzime për ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.
Në fund, një falënderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë”, shkruan Kasami./Telegrafi/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...