Google ADS

Fatbardha Osmani, sportistja i vitit 2018 në Mitrovicë

20:51 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka mbajtur mbrëmjen e sotme ceremoninë e shpalljes së klubeve sportive dhe sportistit më të mirë për vitin 2018.

Në ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, zv. ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sami Zeka, kryeuesi i Kuvendit, Jeton Ujkani, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtor tjerë komunal, legjendat e sportit mitrovicas dhe kosovar, sportistë tjerë të dalluar nga komuna e më gjerë, si dhe përfaqësuesit e klubeve sportiste dhe sportistët që u shpallën më të mirët për vitin 2018.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se Mitrovica gjithmonë ka qenë fidanishte e vërtetë e sportistëve të talentuar dhe se funksionalizimi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale”SH.A, është një mundësi shumë e mirë për sportistët tanë që të merren me aktivitete të ndryshme duke i shfrytëzuar kushtet moderne që i ofron kjo qendër.

Kryetari Bahtiri në vazhdim ju premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2019, të siguroj më tepër mjete dhe kushte për punë, në mënyrë që të vazhdojnë rrugën e sukseseve.

Juria profesionale, sportist të vitit 2018 shpalli futbollisten Fatbardha Osmani, futbolliste e Klubit të Futbollit “Mitrovica”, këtë çmim ia ndau kryetari i komunës Agim Bahtiri, ndërsa çmimin “Trajner i vitit”, ia ndau trajnerit të mirënjohur Seid Ombashi, KFF “Mitrovica”. Klubi sportiv i vitit 2018 u shpall Klubi i futbollit të femrave “Mitrovica”, këto çmime i ndau zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Gjergj Beka.

Sportistë më të mirë të vitit, në sporte dhe kategori të ndryshme u shpallën Blerina Beqiri, basketbolliste, Amar Mujka, hendbollist, Fetah Ibrahimi, futbollist, Ardian Muja, futbollist, Fisnik Hyseni, xhudist, Albina Deliu, atletikë, Samir Zekiqi, basketbolliste, Samir Hasani, çiklist, Valentin Sadiku, atletikë.

Gazetar sportiv i vitit u shpall Fatmir Hajzeri, “TV Mitrovica” punëtor sportiv i vitit, Adnan Ademi KFF “Mitrovica”, ndërsa refer i vitit Arsim Vitaku, refer i hendbollit, Erdoan Vitaku, refer i hendbollit, Fatmir Tahiri, refer i futbollit.

Në ceremoni mirënjohje iu ndanë edhe shumë sportistëve aktiv, ish sportistëve dhe punëtorëve sportiv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme