Thuhet se kali është një kafshë e fuqishme që ka kapacitete të vrapojë me orë të tëra nëpër terrene malore, dhe të bartë gjësende të ndryshme me peshë të madhe.
Megjithatë, videoja e publikuar më poshtë shfaq të kundërtën, ku një burrë i plotë ka arritur ta “gjunjëzojë” një kali në momentin që hipi sipër tij dhe tentoi të kalërojë, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Pernambuco të Brazilit, ku një grup i shokëve vendosën të kalërojnë. Por, jo gjithçka shkoi sipas planit dhe njëri prej tyre u rrëzua nga kali që me sa duket nuk arriti t’i rezistojë peshës së madhe.
Me këtë video ata kanë dashur t’ju tregojnë të gjithëve se edhe kuajt janë krijesa që nuk duhet torturuar, e në veçanti me diçka që nuk mund t’i rezistojnë siç është pesha e tepruar.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...