Partia e opozitës në Maqedoni, VMRO-DPMNE, nuk dëshiron t’i jap legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë qoftë edhe vetëm me prezencë në seancën e Kuvendit.
Kështu ata mbajtën një konferencë për medie ku thanë se Zoran Zaev po bënë presion mbi deputetët tjerë që të votojnë ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Ja deklarata e plotë e VMRO-DPMNE-së:
Nëse muajt e kaluar ishim dëshmitarë të shtyrjes me dhunë të ndryshimeve kushtetuese, sot dhuna arrin kulmin. Në 24 orët e kaluar, pushteti po kryen presion të hatashëm ndaj deputetëve, familjarëve dhe miqve të tyre që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Kemi dëshmime joformale nga persona, identitetin e të cilëve, për shkaqe të arsyeshme nuk do ta zbulojmë, për telefonata nga ndërmjetës të cilët thirren në emër të Zoran Zaevit. Në lojë janë para, premtime për lirim nga përndjekja politike që në këmbim të mbështeten ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Maqedonia po bëhet shtet i okupuar nga njerëz në pushtet dhe po e ndryshojnë emrin me dhunë.
Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, një pjesë e tyre të publikuara edhe nga mediet, ish zyrtarë të partisë tonë të shantazhuar me raste, si pjesë e përndjekjes politike, nën kërcënim për lirimin e tyre, janë vënë në funksion të bindin me telefonata deputetë, familjarë dhe miq të tyre.
Kundër këtyre personave, që tash janë vënë nën presion të punojnë për Zoran Zaevin, ka akuza të konstruktuara dhe raste gjyqësore. Ata që nuk bënë ballë, në këtë mënyrë luftojnë për liri. Por, megjithatë Maqedonia është më e rëndësishme se fati i dikujt. Për këtë, u bëjmë thirrje të mos i pranojnë udhëzimet dhe t’i lirojnë nga presioni deputetët e VMRO DPMNE-së, të cilët tashmë morën vendim që mos të marrin pjesë në ndryshimin e dhunshëm të kushtetutës. – theksoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele