Katër burra kanë dalë në gjyq në Berlin të akuzuar për vjedhjen famëkeqe të një monedhe gjigante prej ari nga Muzeu Bode i kryeqytetit gjerman në 2017.
Me peshë prej 100 kg, “Big Maple Leaf” e Kanadasë është e përbërë nga prej ari të pastër 24 karat dhe ka vlerën e 3.75 milionë euro.
Të dyshuarit kryesorë në gjyq, të gjithë në 20’at e tyre, janë 2 vëllezër dhe 1 kushëri nga një familje libaneze në Berlin, e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.
Për vjedhjen e monedhës u përdor një shkallë, një karrocë dore dhe një makinë për tu larguar.
Monedha nuk është gjetur ende nga dedektivët dhe besohet se është prerë në copa, është shkrirë dhe më pas shitur.
Prokurorët pohojnë se tre të dyshuarit kryesorë u zvarritën në një hekurudhë dhe përdorën një shkallë për tu futur në muze nëpërmjet një dritareje të katit të tretë, që nuk kishte alarm.
Ata përdorën një armë, bullet-proof glass, për të shkatërruar xhamin ku ishte vendosur monedha.
Më pas përdorën një karrocë dore për ta zhvendosur dhe u larguan nga vendngjarja me makinë.
I dyshuari i katërt, 20-vjeçari Denis W, punonte si roje sigurie në muze dhe akuzohet se ndihmoi grabitësit duke i treguar mbi vendet dhe sigurinë në muze.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...