Allegri rreth akuzave kundër Ronaldos: Ajo është çështje private, lojtari do të luajë kundër Bolognas

18:42 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se Cristiano Ronaldo është “shumë i qetë” pas akuzave për ngacmime seksuale.

Portugezi tashmë është nën hetime për një ngjarje që thuhet të ketë ndodhur në vitin 2099 në shtetin amerikan të Nevadës.

Madje, gjykata e kësaj të fundit ka kërkuar që të bëhen testet e ADN-së së portugezit pas rihapjes së çështjes me Kathryn Mayorgan.

Megjithatë trajneri italian se asgjë nuk ka ndikuar te lojtari dhe se kjo është një çështje private e lojtarit.

“Rasti i Ronaldos është një çështje private. E pashë atë se është shumë i qetë. Ai do të luajë edhe gjatë ditës së shtune kundër Bolognas. Do t’i shohim veprimet e tija”, tha Allegri në një konferencë për shtyp në Torino.

Ndërkohë, sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, 34-vjeçarja ka paraqitur një raport në policinë amerikane pas incidentit se ka ndodhur në një suitë të një hoteli në vitin 2009.

Ajo më pas arriti një marrëveshje jashtë gjyqësore me 33-vjeçarin në vitin 2010, duke marrë 375 mijë dollarë amerikanë për të heshtur, por avokatët e saj besojnë se marrëveshja e mos-zbulimit është e pavlefshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme