Sot, në Gjilan, është zhvilluar takimi i parë për vitin 2019, i grave Gjyqtare dhe Prokurore, në regjionin e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar, është diskutuar rreth ndryshimit të Statutit të Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore (FGGJP), si dhe hartimi i planit të punës për tre mujorin e parë të këtij viti.
Kryesuesja e këtij forumi, në regjionin e Gjilanit, prokurorja Rozelida Manastiri, theksoi se qëllimi i forumit është që të fuqizojë praninë e femrave në sistemin e drejtësisë, në veçanti të gjyqtareve dhe prokuroreve, me një zë unik dhe vizion për të promovuar barazi dhe respekt për të gjithë, si dhe krijimin e një ambienti, ku femrat do të kenë mundësinë dhe mbështetjen për ndryshim përmes pjesëmarrjes aktive, për një sistem ligjor, ku të gjithë njerëzit do të trajtohen me dinjitet dhe barazi.
Kryesuesja, pastaj shtoi se, puna e forumit do të mundësojë përmirësimin e pozitës së gjyqtareve dhe prokuroreve aktuale, si dhe të gjeneratave të ardhshme.
Gjithashtu, në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, i cili përgëzoi forumin për aktivitetin e deri tanishëm, si dhe u shpreh i gatshëm, që edhe në të ardhmen të ofrojë përkrahje të vazhdueshme, në punën e forumit dhe në inkurajimin dhe mbështetjen në fuqizimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, si dhe në ngritjen e vetëdijes publike mbi kontributin e gjyqtareve dhe prokuroreve në sistemin e drejtësisë, posaçërisht në regjionin e Gjilanit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë