Google ADS

Federer mund të pensionohet pas Wimblendonit

17:36 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Roger Federer foli rreth pensionimit të mundshëm dhe kur mund të ndodhte.

Zvicerani, i cili është 37 vjeçar, aktualisht është lojtari i tretë në renditjen botërore dhe ende nuk mendon të tërhiqet në të ardhmen e afërt, por i lë të gjitha opsionet e hapura.

Tenisti ende nuk e di kur do të vijë momenti për daljen në pension dhe thotë se nuk e di se çfarë të bëjë.

“Unë nuk e di se kur do të ndodh. E kam menduar këtë, por nuk e di. Unë mendoj se do të ndodh kur ta ndjej pasi ta vlerësoj me familjen time”, tha Federer.

Roger zbuloi këshillën e dhënë një herë nga legjendari Stephen Edberg.

“Edberg më kishte thënë që njoftimin për pensionimin mos ta jap në fillim të sezonit për shkak se nuk është e nevojshme, kështu që do ta dëgjoj atë. Wimbledon duket si opsioni më premtues, ku unë mund të dal në pension, por ka edhe të tjerë”, shtoi fituesin i 20 Grend Slam.

Federer fillon të qaj teksa flet për ish-trajnerin që ndikoi në karrierën prej tenisti
“Unë do të doja të përfundoja karrierën time kur jam i shëndetshëm, kjo nuk duhet të ndodh për shkak të lëndimeve. Nuk duhet të përfundoj karrierën pas fitimit të titullit të fundit, nuk duhet të jetë ndonjë gjë e madhe”, tha Roger. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme