Javën e ardhshme do të shpallet tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, me një gjatësi prej 12,5 km dhe investim prej 110 milionë euro. Kjo u bë e ditur sot nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, informon INA.
Ministri Osmani tha se punimet do të fillojnë në pjesën e dytë të këtij viti dhe se bëhet fjalë për një projekt strategjik për Maqedoninë, pasi që Kosova është tregu i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Me ndërtimin e autostradës rruga për në Prishtinë nga dy orë shkurtohet në 45 minuta.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski tha se ndërtimi i plotë i kësaj rruge pritet të përfundojë nga mesi i 2023. Punimi i projektit financohet përmes një granti të Bashkimit Evropian.
Për realizimin e ndërtimeve nga 110 milionë euro të planifikuara, 73 milionë do të sigurohen përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa 27 milionë euro përmes një granti të VBIF që njihet si instrument i Bashkimit Evropian.
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...