Organizatorët e protestave joqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën para qytetarëve të Serbisë, duke thënë se ata janë adresa ku duhet drejtuar dhe “jo Brukseli, Uashingtoni, Moska ose Prishtina”.
Përmes një deklarate, ata e akuzuan Vuçiqin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë është tërhequr nga Kosova”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Organizatorët e protestave thanë po ashtu se presidenti i Serbisë “i ka instaluar kriminelët e tij që të qeverisin me territorin e askujt, pasi i ka tërhequr institucionet serbe nga veriu i Kosovës”.
Në deklaratë thuhet se Vuçiq e ka bërë betimin e presidentit duke u zotuar se “do të mbrojë Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ndërsa “sot ai flet për ndryshim të kufijve”.
Protestat antiqeveritare në Serbi mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori.
Protestat kanë filluar me sloganin “Stop bluzave të përgjakshme”, pasi njëri prej udhëheqësve të koalicionit opozitar “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviq, është rrahur në Krushevc. Protestat kanë vazhduar edhe me parullën “Një nga pesë milionë”, si përgjigje ndaj deklaratës së Vuçiqit se mund të mblidhen pesë milionë njerëz, porse ai nuk do t’iu nënshtrohet presioneve nga rruga.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...