Endrit Shala me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Darko Horvat, ka zhvilluar sot takim pune në Zagreb, e temë qendrore ishte marrëdhënia ekonomike në mes dy shteteve dhe mundësia për investime, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Shala i ftoi bizneset kroate për të investuar në Kosovë.
Më tutje bëhet e ditur se dy ministrat gjithashtu diskutuan dhe u dakorduan që këtë vit të organizohet një forum ekonomik i përbashkët në mes të bizneseve kroate dhe kosovare në Prishtinë, si dhe u dakorduan për rikthimin e Odës Ekonomike Kroate në Prishtinë dhe rikthimin e linjës ajrore Zagreb – Prishtinë, në mënyrë që të rriten shkëmbimet dhe komunikimi në mes të dy popujve.
Shala gjatë kësaj vizite gjithashtu shpalosi mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj, për më tepër ai vuri theksin në mundësit e investimeve kroate brenda kuadrit që ofron Ligji për Investime Strategjike.
Homologun e tij Shala e njoftoi edhe për krijimin e zonave ekonomike brenda Kosovës, e që mund të shihet si një mundësi shtesë e investimeve nga bizneset kroate në vendin tonë.
Gjithashtu është zhvilluar një takim i përbashkët me bizneset më të njohura të Kroacisë, në të cilin, Shala para përfaqësueseve të lartë të këtyre kompanive prezantoi shtetin e Kosovës si një mundësi ideale për investimet dhe zhvillimin e bizneseve nga kompanitë kroate.
Në mungesë të kuorumit s’votohet rezoluta e opozitës për KEK...
BIK-u dënon sulmin terrorist në Ankara
FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina
Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale në kuadër të Muajit N...
Të paktën 17 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë
Gjykata të hënën merr vendimin përfundimtar për Bedri Krasni...