Jeremy Hunt ka paralajmëruar se “Brexit” mund të anulohet si proces.
Në atë që është cilësuar si ndërhyrja më e fortë deri më tani, nga një ministër i kabinetit në procesin e “Brexit”-it, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt ka paralajmëruar se “Brexit” mund të anulohet si proces, nëse deputetët britanikë do të hedhin poshtë, gjatë votimit të së martës “marrëveshjen për tërheqjen” të rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian.
Shefi i diplomacisë britanike tha se, “Parlamenti do të bënte të pamundurën për të shmangur një divorc pa marrëveshje me BE-në, gjë që do ta linte Britaninë të paralizuar”.
Marrëveshja e rënë dakord nëntorin e kaluar, mes Londrës dhe Brukselit, do të votohet të martën e ardhshme dhe ministri i Jashtëm britanik e pranoi se, aritmetika parlamentare ishte “sfiduese”, ku 90 deputetë të Partisë Konservatore në pushtet, të kryeministres, janë shprehur përpara Krishtlindjes se do ta refuzonin marrëveshjen në fjalë.
Votimet e fundit në Parlament tregojnë se qeveria nuk ka shumicën për problemet e “Brexit”-it. Ajo që vihet re këto ditë është një fushatë e ethshme, e cilësuar si “projekti i frikës”, për të vënë në pah rreziqet e mosaprovimit të marrëveshjes javën e ardhshme nga Parlamenti, transmeton “Tch”.
Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, me ose pa marrëveshje, sipas rrethanave politike të deritanishme. Por, gjithçka mund të ndodhë dhe të gjitha opsionet janë të hapura. Ekziton një konfuzion total në politikën britanike dhe askush nuk është në gjendje të bëjë “orakullin” sesi do ta gjejë 30 marsi Britaninë e Madhe.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...