Ngujimi i studentëve në auditore, reagon kryeministri Rama

15:35 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Për ngujimin e studentëve në Fakultete ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Studentët që duan të ndjekin mësim tha shefi i qeverisë nuk mund të pengohen, ndërkohë pedagogët duhet të zhvillojnë leksione dhe seminare edhe nëse në klasë është vetëm një student.

Këto deklarata Kryeministri Edi Rama i bëri gjatë prezantimit të platformës për punësimin e 1 mijë studentëve ekselentë në administratën shtetërore.

“Një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, as qeveria, asgjw, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë njeri, jo mw çeta personash qw nuk dinw se ç’kërkojnë, ose kwrkojnw gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. edukata katastrofë, e pabesueshme, sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Kur mendon që familja ka hequr bukën nga tavolina, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën”?./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme