Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen me kryetarët e degëve të kësaj partie.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për temat që janë diskutuar në këtë mbledhje.
“Ne po mbajmë takime të rregullta me degët, me kryesinë. Preokupimi ynë i madh është gjendja në vendin tonë dhe gjendja në teren. Nga takimi ynë rezulton që qytetarët e Kosovës në përgjithësi votuesit e LDK-së janë të preokupuar se si po qeveriset Kosova. Është bindje e përgjithshme e LDK-së që buron nga tereni se Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e ka lëshuar rrugën e konceptit të ekonomisë së tregut, ku po rriten pagat në sektorin publik, po rriten të punësuarit, po formohet diferenca ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat”, ka thënë ai.
Mustafa ka përmendur edhe grevat e mjekëve dhe minatorëve.
“Kemi greva të mjekëve ku po shkaktojnë pacient si përgjegjësi e dejtpërdrejt e sjelljeve të Qeverisë, kemi grevën e minatorëve të Trepçës për shkak të paaftësisë së Qeverisë për gjithë këta minator. Kemi edhe paralajmërimet për greva në arsim. Kemi diferenca të brendshme me dhe sjellje të papërgjegjshme të një Qeverie që ka bërë 80 e më shumë zv.ministra,e ka lëshuar numrin rekord të ministrave, e ka humbur konceptin e një ekonomie që ne jemi zotuar se do ta kemi në Kosovë në përputhje me tregun evropian. Kjo Qeveri duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi sepse na ka vënë në pikëpytje marrëdhëniet tona me BE-në, ka vënë në pikë pyetje implementimin e MSA-së, dhe në pikëpyetje implementimin e reformave evropiane”, theksoi Mustafa duke përmendur edhe liberalizimin, raporton arbresh.info.
“Qeveria dëshiron t’i hudh hi syve qytetarëve duke spostuar fajin vetëm tek BE, por këta njerëz që janë në Qeveri e kanë bllokuar më shumë se dy vjet e gjysmë procesin e demarkacionit, me kauza të rrejshme, dhe këta janë që disa shtete të BE-së po i konsiderojnë të korruptuar ku kanë akuza, dhe si të tillë nuk mund ta dërgojnë vendin përpara”, është shprehur ai.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për letrën e Presidentit Trump, dërguar Presidentit Thaçi dhe Vuçiq.
“E kemi vlerësuar letrën e Presidentit Trump, dhe mobilzimin që procesi i dialogut të shkoj karshi SHBA-së, sepse ne besojmë shumë tek SHBA. Por për neve është e pakuptimtë që institucionet e Kosovës, në momentin kur Kosova ka marrë një letër ku kërkohet që çdo palë të ruhet për vendimet që i bëjnë dëm dialogut, Qeveria për veprime të veta shton taksën për mallrat, në vend që të ketë konsideratë për një letër nga një shtet mik. Konsiderojmë se institucionet e Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë për dialogun. Kemi tri koncepte të dialogut. Një i presidentit për ndërrim kufijsh, një i draftit të Qeverisë ku kryeministri e nxjerr vetën nga roli i udhëheqësit të dialogut, si dhe shumë koncepte të grupit që e ka përcaktuar parlamenti ku secili kokë në vete del me një propozim. Si LDK ne mbesim besnik dokumentit tonë mbi bazat e zhvillimit të këtij dialogu”, ka thënë ai.
Kreu i LDK-së, tha se LDK po merr dukshëm besimin e qytetarëve.
“Si LDK kemi besimin më të madh të qytetarëve. Përkrahja sillet prej 27 deri në 30%, dhe jemi duke punuar që ta rrisim këtë përkrahje. Janë dy probleme themelore që do të koncentrohemi. Është çështja e punësimit dhe papunësisë, dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai./arbresh.info
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...