Bora bllokon një pjesë të Evropës

15:06 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Dëbora e madhe që ka rënë ka sjellë kaos në disa pjesë të Gjermanisë e Suedisë duke i lënë rrugët e bllokuara, ndalimin e trenave e mbylljen e shkollave.

Kryqi i Kuq ka ndihmuar shoferët e bllokuar në një autostradë në shtetin gjerman të Bavarisë dhe një djalë nëntëvjeçar ka humbur jetën nga një pemë, transmeton portali arbresh.info.

Hyrja e një hoteli zviceran u godit nga një ortek dhe një stuhi e dimrit bëri rrugë të pakalueshme në Suedi dhe Norvegji.

Ekipet austriake të shpëtimit mezi arritën të shpëtojnë një snoubordist.

Kishte disa pushime në Austri të premten, pasi tre metra bora ra në disa pjesë në ditët e mëparshme. Shtatë persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar dhe dy udhëtarë kanë humbur që nga e shtuna.

Në Suedi stuhitë dimërore shkatërruan pjesë të veriut. Një zonë regjistroi erërat prej 49.7m në sekondë (111mph), ndërsa stuhia Jan shkatërroi Stekenjokk pranë kufirit norvegjez.

Në veri të Norvegjisë, një shofer kamioni përshkroi të premten në mëngjes se si ai dhe shoferët e tjerë ishin ngujuar në një rrugë malore që nga ora 17:00 të enjten./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme