Në Fakultetin e Ekonomisë, mëngjesin e të premtes një grup studentësh të cilët e kaluan natën në fakultet, janë përplasur me forcat e policisë ku kanë mbetur edhe të dhunuar.
Për këtë situatë studentet akuzojnë administratorin e Fakultetit, ndërkohë që ai e kalon përgjegjësinë në institucionet më lart tij.
Ndërkohë që policia nga ana tjetër shprehet se ka qene administrata që i ka thirrur pasi hyrja e Universitetit ishte bllokuar dhe nuk lejoheshin të hynin.
Në ambientet e shkollës erdhi dhe deputeti demokrat Luciano Boçi për të kërkuar largimin e policëve, por studentët nuk e mirëpriten ardhjen e tij.
“Ju nuk na përfaqesoni, jo politikë, ik’ thërrisnin njëzëri.
Pasi nxorën deputetin demokrat jashtë derës së fakultetit, pas tij u larguan edhe efektivet e policisë./tch
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99