Google ADS

Ky është ushqimi që shpëton jetë, e ne e konsumojmë shumë pak

12:30 | 11 Janar 2019
Trina Galanxhi

Dietologët në Britani të Madhe kanë ngritur shqetësimin se njerëzit janë duke ngrënë shumëpak nga ushqimi që rrit jetëgjatësinë.

Ata kanë bërë thirrje që të konsumohet sa më shumë fibra, të cilat neglizhohen nga 90 përqind e popullatës, shkruan Mirror, transmeton portali arbresh.info

Ushqimi që përmban fibra mund të zvogëlojë rrezikun e kontraktimit të një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse, duke përfshirë diabetin dhe kancerin.

Ekspertët nga Universiteti i Otago në Zelandën e Re dhe Universiteti i Dundee thonë se njerëzit duhet të konsumojnë rreth 25 gr fibra në ditë.

Sipas mjekut Andreë Reynolds, thuhet se njerëzit duhet të rrisin konsumimin e fibrave, në mënyrë që të kenë shëndet më të madh.

Ai ka theksuar se njerëzit që konsumojnë fibra mjaftueshëm nuk kanë probleme me kolesterolin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme