Google ADS

Haradinaj: Edhe në të kaluarën jam sulmuar për veprimtaritë e lojërave të fatit

12:26 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Qeveria në mbledhjen e rregullt ka dhënë informatë për dokumentin për lojërat e fatit.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se është sulmuar edhe në të kaluarën për lojërat e fatit.

“I kisha dërguar në zona indistriale dhe nuk i kisha lënë fare në zonat e banuara. Kam qenë i sulmuar edhe më heret për këto lojëra e edhe tani nga mediat”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se dokumenti për lojërat e fatit është çështje e vijimësisë nga mandati paraprak i Qeverisë.

“Koncept dokumenti e ka hapur rrugën për ta bërë draftimin e një projektligji me procedurat e tij ku hartimi kërkon 60 ditë. Do të ektë velrësim dhe adresimt ë komepteve të publikuara, adresimt ë komenteve nga publiku. Qëllimi i projektligjit është që kjo fushë të rregullohet, jo të krijohet punësim si qëllim që të hapen më shumë bastore, por nëse është në përputhje me direktivat e BE-së të formalizoeht sektori dhe përmes kësaj ndikon në fuqi punëtore. PËrmes kësaj nënkupton që të bëjë të pamundur shpërlarjen e parave dhe veprave tjera. Por nëse ka probleme gjatë të ardhmes për këtë, edhe opsioni i mbylljes së këtyre është i hapur”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme