Mbi 11 mijë biznese në të gjithë vendin, nga 1 janari i këtij viti përfitojnë ulje të tatim fitimit nga 15% në vetëm 5%, si rezultat i rritjes së xhiros vjetore nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë.
Një lehtësi të tillë nga ky fillim viti ka fituar edhe një familje e cila tashmë ka zgjeruar biznesin e vet në stampimin e uniformave të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë biznes familjar të trashëguar që tashmë paguan tre herë më pak duke u dhënë mundësinë për të rritur fuqinë punëtore, por edhe pagat e punonjësve.
“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1251736511646630/?t=0
“Është një biznes familjar i trashëguar nga mamaja ime. Në përgjithësi puna në tregun e brendshëm këtë vit na ka lejuar të punojmë me uniforma të ndryshme, me shkollat. Ka qenë një vit suksesi, mendoj se edhe ky vit me uljen e fashës, do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se ai i mëparshmi. Këtë viti i kemi kapur 73 milionshin e vjetër. Unë jam shumë e kënaqur, por duke parë që ulja e fashës na e rrit mundësinë, mendoj që të shtoj edhe fuqinë e punës”, shprehet vajza e kësaj familje e cila tashmë e menaxhon vetë.
“Ky është edhe qëllimi që të paguani tre herë më pak taksa, por të rrisni fuqinë punëtore edhe pagat e këtyre madje”, u shpreh kryeministri Rama.
Duke pohuar një fakt të tillë, ajo shton se këtë vit u është dhënë mundësia që të bëjnë edhe investime.
“Njëra prej këtyre investimeve është makina e qëndisjes pasi jemi futur në pjesën e uniformave dhe kompani të ndryshme kërkojnë t’i personalizojnë gjërat dhe është investim goxha i mirë. Është një biznes i konsoliduar, ka qenë i prindërve tanë, por unë kam mbaruar për një gjë tjetër. Ndërkohë them që zanati është një gjë që neve na duhet edhe pse jemi brez i ri them se fuqia më e madhe qëndron tek ajo çfarë di të bësh”, u shpreh ajo.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...