Chelsea thuhet se ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të transferuar Willianin, për të cilin ofronin një shumë të konsiderueshme parash dhe shërbimet e Malcom.
Barcelona ka kohë që po tenton transferimin e Willianit, ndërsa gjatë verës së fundit ata janë refuzuar tri herë në lidhje me transferimin e tij.
Blutë e konsiderojnë sulmuesin anësor brazilian si njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës së tyre dhe nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.
Mediat në Angli raportojnë se katalunasit kanë bërë një qasje të re së fundmi duke ofruar para dhe shërbimet e Malcom për Willianin.
Megjithatë, sipas mediumit The Telegraph, Chelsea ka hedhur poshtë këtë ofertë nga Barcelona që do të shihte të holla dhe Malcom që do të vinte në Londër në këmbim të anësorit Willian.
Klubi londinez thuhet se e vlerëson brazilianin e tyre më të lartë sesa marrëveshja nga gjigantët spanjollë, me Malcom dhe me paratë e ofruara me vlerë rreth 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.
Blutë po kërkojnë të fitojnë një pozitë më të fortë në pjesën pranverore të kampionatin dhe do të ishte vendim i gabuar të shohin që një lojtar i rëndësishëm i skuadrës të largohet në janar.
Interesimi i Barcelonës pritet të vazhdojë për Willian dhe gjatë ditëve të ardhshme mendohet se do të ketë përsëri oferta në drejtim të tij.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...