Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha dhe një nga negociatorët e kësaj partie për negociata me ekipin e kryeministrit Zoran Zaev për amendamentet e parashtruara mbi ndryshimet Kushtetuese, ka deklaruar se po punohet intensivisht për gjetjen e një zgjidhje.
“Ne jemi duke punuar intensivisht që të gjejmë një marrëveshje, realisht gjithë fokusi jonë është, shkaku edhe i presionit të kohës që të gjejmë një zgjidhje, por për fat të keq ende nuk kemi një epilog, ende nuk kemi një marrëveshje por kjo nuk do të thotë se bisedat janë mbyllur apo komunikimi nuk vijon. është e vërtet se ne gjatë tri ditëve të kaluara kemi pasur disa takime radhazi përfshirë këtu edhe me kryeministrin, i kemi argumentuar kërkesat tona. Ajo që është diskutabile dhe veçmas u shpall në publik është çështja e shtetësisë, është një kërkesë e cila aspak nuk i avancon të drejtat e shqiptarëve apo çështjen e shqiptarëve por i jep një normativ Kushtetuese çështjes së shtetësisë. Duke e ditur se përkthimi nga maqedonishtja në shqip, ka kuptim të dyfishtë, kërkojmë që kjo të rregullohet me Kushtetutë që nesër mos jemi pre e pazareve politike”, kështu ka deklaruar në një bisedë telefonike për TV21, Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA.
Ai madje tha se është e vërtet se seanca parlamentare është shtyrë për arsye se nuk ka pasur një marrëveshje, por kjo nuk nënkupton se procesi është bllokuar.
“Ne jemi në komunikim të rregullt edhe nesër do ketë takim, besoj se do kemi një epilog ndoshta nuk do të jetë ajo nesër, edhe pse jemi në presion të kohës, por ne nuk duam që duke shpejtuar të nxjerrim një situat e cila do të jetë e kushtueshme”, theksoi Hoxha. (Koha.mk).
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...