Google ADS

Nuk ka prezantues sivjet në ndarjen e çmimeve Oscar

10:18 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Askush nuk do të jetë nikoqir i ceremonisë së ndarjeve të çmimit Oscar për herë të parë në 30 vjet, bëhet e ditur.

Ceremonia e Çmimit të Akademisë do të improvizojë pas vendimit të aktorit Kevin Hart për të mos marrë pjesë si nikoqir, shkak për të cilin u bënë postimet homofobike që kishte bërë vite më parë, transmeton portali arbresh.info.

Në vend se ta zëvendësojnë, duket se nata më e madhe e filmit do të vazhdojë pa nikoqir për herë të parë që nga viti 1989.

Burime të afërta me ceremoninë thanë për Variety që producentët do të zgjedhin një listë të aktorëve të klasit të parë për të prezantuar disa segmente të natës në vend të një personi për të shoun.

Për këtë, producentët janë duke bërë përpjekje që të bëhen gati në kohë për Ceremoninë e 91-të të Akademisë, që do të mbahet pas gjashtë javëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme