Google ADS

Greva në Gjermani nuk ndikon në fluturimet e Aeroportit, as bora nuk është telash

11:19 | 11 Janar 2019
A Z

Të gjitha fluturimet sot në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës po zhvillohen sipas planit, dhe momentalisht është i hapur për aterrim. Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve të ANP-së kushtet e rënda atmosferike mund të shkaktojnë problem në orët dhe ditët në vazhdim, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi ka thënë për arbresh.info se sot të gjitha fluturimet po realizohen sipas planit.

“Të gjitha fluturimet e parapara për sot po realizohen sipas planit deri me tani”, thotë ai.

Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, dhe autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes në komunikacion.

Derisa flet për grevën në aeroportet e Gjermanisë, Karsiniqi thotë se nuk ka ndikuar për ndryshime të fluturimeve deri me tani.

“Ndërkaq ndryshime në planifikimin e fluturimeve për Gjermani dhe vende të tjera deri me tash nuk ka”, sqaroi Krasniqi.

Më shumë se 640 fluturime janë anuluar në Gjermani ditën e enjte, për shkak të grevave të stafit të sigurisë në aeroportet e Duesseldorfit, Këlnit dhe Stuttgartit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme