Jose Mourinho ka refuzuar të komentojë problemet e tij te ish klubi – Manchester United.
Mourinho u shkarkua muajin e kaluar nga United pas dy viteve e gjysmë në detyrë në Old Trafford dhe Ole Gunnar Solskjaeri mori detyrën në karrigen e nxehtë por si një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për ‘Correio da Manha’, Mourinho tha: “E kam mësuar këtë, kur ju largoheni nga një klub, ju nuk bënë të flisni për të, ju nuk lani gjërat në publik”
“Kapitulli ka përfunduar dhe nuk kam përse të dal dhe të bëjë kritika”
“Gjëja tjetër që unë kam mësuar është të respektojë klubet që më duan dhe ato që nuk më duan”
Mourinho është duke u kërkuar nga Real Madridi dhe Benfica, por portugezi ka hedhur poshtë rikthimin në vendlindjen e tij./arbresh.info/
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...