Google ADS

Prokuroria e Pejës u shpall “luftë” fajdeve, lojërave të fatit e korrupsionit

22:19 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Pejë, për herë të parë pas luftës ka mbajtur konferencë për media, ku kryeprokurori Agim Kurmehaj ka shpalosur rezultatet e kësaj Prokurorie për vitin 2018 dhe objektivat e këtij institucioni për vitin 2019.

Ndër objektivat kryesore për këtë vit sipas Kurmehajt janë zbardhja e vrasjeve, fajdet, korrupsioni etj.

“Sfidë e kemi hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit…Ne kemi identifikuar tri objektiva në këtë drejtim: Fenomeni i fajdeve është mjaft i përhapur, sidomos në Pejë dhe ne kemi menduar se kemi obligim ligjor që të merremi më seriozisht më këtë lloj krimi. Lojërat e fatit i kemi poashtu të përhapura”, tha Kurmehaj.

Kryeprokurori ka folur edhe për rastin e konfliktit mes familjeve Kelmendi dhe Elshani, ku tha se për rastin e fundit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

“Sa i përket rastit të fundit të Kelmendëve, për momentin i kemi kryerësit e panjohur. E dini që me rastin e vrasjeve që kanë ndodhur mes këtyre dy familjeve është marrë prokuroria e EULEX-it dhe ajo Speciale. Për momentin jemi duke e trajtuar ne. I kemi provat e caktuara, ekspertizat e caktuara”, shtoi më tej Kurmehaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka thënë se nga 115 vrasje të cilat kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Pejë, janë shënjestruar 10 raste si prioritet për t’u zbuluar këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme