Policia në Las Vegas dëshiron të shoh mostrën e ADN-së së Cristiano Ronaldos nëse përputhet me atë të marrë nga veshja e modeles Kathryn Mayorga, e cila e ka akuzuar superyllin e futbollit për përdhunim.
Autoritet në Las Vegas kanë lëshuar një urdhër për marrjen e ADN-së nga Cristiano Ronaldo pas pretendimeve se lojtari ka përdhunuar një grua, transmeton portali arbresh.info.
Siç raportojnë mediat e huaja, ish ylli i Manchester Untied – i cili me furi ka hedhur poshtë këto pretendime, është i gatshëm për të bashkëpunuar.
Me publikimin e lajmeve se autoritet në Las Vegas kanë kërkuar ADN-ën e superyllit që aktualisht luan te Juventusi, avokati i sulmuesit ka lëshuar një deklaratë.
“Zotëri Ronaldo ka qëndruar gjithmonë, ashtu siç qëndron sot, që ajo që ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas ishte konsensuale në natyrë, prandaj nuk është befasuese që ADN-ja do të jetë prezente dhe jo pse policia nuk e bënë këtë kërkesë shumë standarte si pjesë të hetimeve të tyre”
Zonja Mayora ishte 25 vjeçare në atë kohë dhe ishte duke punuar në atë klube nate ku Ronaldo ishte i pranishëm te Zona VIP më 13 qershor të vitit 2009./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...