Basha zbulon kush e urdhëroi certifikimin e sigurisë së Gent Cakajt brenda 24 orëve

21:45 | 10 Janar 2019
Trina Galanxhi

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Meta në postin e ministrit të jashtëm.

Basha tha se certifikimi i sigurisë i Gent Cakajt nga DSIK brenda 24 orëve është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Ky është një vendim për të cilin duhet të pyetet presidenti. Certifikimi nga DSIK brenda 24 orëve është i pabesueshëm sepse moria e informacionit që përpunohet është e një natyre që nuk mund të përpunohet brenda 24 orësh. Kjo është bërë me urdhër politik nga personi që e ka emëruar. Është e pamundur të bëhet certifikimi brenda 24 orësh. Sigurisht është edhe përgjegjësi edhe e DSIK”- tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme