Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve. Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër.
“Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë”, thuhet në njoftimin për media.
Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...