Google ADS

“Lewandowski mund t’i bashkohej Real Madridit”

20:51 | 10 Janar 2019
Arbresh Info

Cezary Kucharski, ish agjenti i sulmuesit të Bayern Munichut, ka folur rreth largimeve të mundshme të lojtarit për transferim në Francë, Spanjë ose Angli.

Ish agjenti i Robert Lewandowskit ka folur për mundësin që sulmuesi të largohet nga Bayern Munichu dhe kalimi në Real Madrid ishte agjenda e tij kryesore, transmeton portali arbresh.info.

Lewandowski kërkohet nga Madridi

Në lidhje me thashethemet për transferim në kryeqytetin spanjoll, Kucharski ishte i qartë se nuk dëshironte të vendos të ardhmen e ish klientit të tij në rrezik.

“Ne mund të kishim luftuar për të arritur transferimin, por ishte një rrezik i përfshirë”, ka thënë ai. “Veprimet tona mund të kishin qenë të mjaftueshme për të dërguar atë në Madrid ose për të nënshkruar një kontratë më të avancuar me Bayernin. Në biznes me futbollin, unë kurrë nuk dua të rrezikojë klientin tim”

Sa i përket ofertave nga klubet e tjera, ishte e qartë se ka pasur një numër të madh mundësish në dispozicion.

“Ai kishte shumë opsione. Problemi është që transferimi në Francë (PSG) nuk i përshtatej gruas së tij dhe ata nuk dëshironin më pas as kalimin në Angli. E vetmja gjë që i pëlqente Robertit ishte dielli spanjoll dhe Real Madridi”

Kucharski ka zbuluar se largimi i tij si një reprezentues i dha fund shpresave për transferim në Madrid./arbresh.info/

Të ngjashme