Por cila ishte deklarata e bërë nga Gent Cakaj në emsionin “Zona B”, që presidenti Meta e përdori si argument për të mos e dekretuar. Cakaj thotë se kufijtë po diskutohen edhe me vende të tjera në rajon, ndërsa përjashton korrigjimin në baza etnike të kufirit Kosovë–Serbi.
Deklarata që Presidenti Meta mori si argument për të mos e dekretuar Gent Cakajn u bë në emisionin “Zona B” të gazetarit Baton Haxhiaj në muajin Nëntor të vitit të kaluar. Cakaj e ka komentuar gjatë idenë e korrigjimit të kufinjve mes Kosovës e Beogradit. Thotë se kufijtë po diskutohen edhe në vende të tjera të Ballkanit, si kufiri detar me Shqipërisë dhe Greqisë.
“Korrigjimi semantikisht nuk është operacion linguistik. Evoluimi i parë është se po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka çështje të hapura të detit me Greqinë dhe Kosova me Serbinë dhe kjo është konceptuar që tëjetë komplomentare me politikat e Bashkimit Europian. Ndonëse ka kontekste të ndryshme”, deklaroi Cakaj.
Por për Kosovën e Serbinë, Cakaj përjashton ndarjen në baza etnike. Cakaj thotë se e sheh korrigjimin e kufijve në përputhje me fokusin e vetë Bashkimit Europian, por njëherazi shprehet se në këtë proces, Prishtinës zyrtare i duhet një qëndrim i hapur edhe i Shteteve të Bashkuara.
Në këtë invervistë, Cakaj thotë gjithashtu se procesi i korrigjimit të kufijve duhet të ketë konsensus të brendshëm pozitë-opozitë. Ideja e korrigjimit të kufijve u artikulua në fillim nga presidenti Thaçi, por ajo nuk ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Haradinaj./abcnews.al
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...