Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që të mos e aprovojë kërkesën për dorëheqje të deputetit Blerim Kuçi, ndërkohë që nuk ka dashur të komentojë dekretimin e Gent Cakaj për shef të diplomacisë shqiptare nga ana e presidentit Ilir Meta, transmeton Gazeta inFokus.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuçi më 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.
Në një konferencë për medie, me rastin e aderimit të dhjetëra të rinjve në AAK, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se nuk e ka aprovuar kërkesën e deputetit Kuçi për shkak, se siç tha ai, nuk është në rregull t’i lënë proceset në gjysmë.
“Dega në Suharekë ka pasur mbledhjen e radhës dhe ata kanë qenë kundër vendimit të Blerim Kuçit, dhe unë jam detyruar mos t’ia pranojmë”, tha ai.
Haradinaj foli edhe për aderimet e reja në partinë që e drejton, ku tha se do t’i përgjigjen dëshirës së qytetarëve për të qenë pjesë e AAK-së.
“Arsyeja e daljes para ju është me t’ju informoj dhe të shpreh mirënjohje ndaj qytetarëve që po aderojnë në Aleancë. Puna e demokracisë dhe demokracia bëhet më e mirë duke i bë partitë të tilla”, u shpreh ai.
I pari i AAK-së nuk ka dashur të komentojë mos dekretimin e Genc Cakaj si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga presidenti Ilir Meta./
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...