Deri në orët e pasdites, 45 për qind e infermierëve kanë votuar për shtatë anëtarët e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, derisa të drejtë votimi kanë 429 infermierë.
Deri orën 15:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë.
Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e komisionit, Valdete Krasniqi. Sipas saj, nëse interesimi i infermierëve për të votuar do të jetë edhe pas orës 19:00, komisioni do të vazhdojë punën edhe për një kohë.
“Procesi i votimit ka filluar prej orës 07:00. Infermierët janë të interesuar, duhet me e marrë parasysh edhe kohën. Prej herës së kaluar, është hera e dytë që organizohen këto votime, këto zgjedhje. Prej herës së kaluar, tash ka më shumë interesim. Deri tash kanë votuar 45 për qind të infermierëve”, u shpreh ajo.
Infermierja Pranvera Hyseni, e cila kishte ardhur për të votuar, u shpreh e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë qendër të mjekësisë familjare, derisa ka bërë të ditur për KosovaPress, pritjet e saj nga përfaqësuesit që do të zgjedhën.
“Procesi i votimit ka qenë mirë deri tash, sipas rregullave të votimit. Tu marrë parasysh kushtet atmosferike, mendoj se numri ka për të qenë pak më i vogël. Prej të përzgjedhurve presim të na përfaqëson denjësisht. Le të jetë në favor të infermierëve”, tha Hyseni.
Ndryshe, bëhet e ditur se publikimi i rezultateve do të bëhet pas numërimit të votave, pas orës 19:00, në faqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...