Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj e ka quajtur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, kukull të Aleksandër Vuçiqit.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkuar gjithashtu se në Banjallukë po mbahen marshime provokuese që synojnë destabilizimin e Ballkanit, shkruan arbresh.info.
“Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjëve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Europian. Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, ka shkruar ai.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shkruar gjithashtu se BE po merret me taksën ndërsa po mbyll sytë ndaj kësaj thirrje për luftë.
“Përderisa Bashkimi Europian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka vazhduar duke thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi euro-atlantik.
“Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimt Europian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet europiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Europës”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...