Vëllai i Marko Arnautovic thotë se sulmuesi dëshiron të largohet nga West Hami për transferim në Kinë këtë muaj.
“Hammeers” kanë pranuar një ofertë prej 35 milionë funta nga një klub i paemëruar nga Superliga e Kinës për reprezentuesin austriak, transmeton portali arbresh.info.
West Hami nuk ka dëshirë të shes sulmuesin e tyre, i cili iu kushtoi atyre 20 milionë funt, tarifë rekorde për klubin. Por, në një deklaratë të dhënë së fundmi, vëllai i Arnautovicit – Danijeli, i cili e përfaqëson gjithashtu sulmuesin, thotë se ylli kërkon një sfidë të re.
“West Hami e bleu Marko shumë lirë. Ata paguan 20 milionë funta për të, shumë që nuk është asgjë në tregun aktual”
“Ata e blenë atë për ta mbajtur në Premierë Ligë sezonin e kaluar dhe ai e bëri këtë. Ai mori çdo çmim në klub – lojtari më i mirë, përforcimi i sezonit dhe çmimin e lojtarëve”
“Tani West Hami ka një ofertë fantastike. Është afër dyfishit të asaj që ata paguan për të. Ai dëshiron të shkoj për një sfidë të re në një treg të ri me një sfidë për titull. Kjo është ajo që dëshiron. Është një dëshirë e madhe për të që West hami të pranojë ofertë nga Kina”
29-vjeçari, i cili ka shënuar tetë gola deri tani, ka kontratë të vlefshme deri më 2022 me klubin aktual./arbresh.info/
Vashat dardane mësojnë kundershtaret për edicionin e ri të L...
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin...
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...